Donaldi i nevrikosur, Beatrix i jep një porosi: S’më plas fare për…

Donaldi dhe Beatrix janë çifti që ka marrë vëmendjen e të gjithë mediave rozë për momentin, kjo edhe për faktin që janë 24 orë në 24 të vëzhguar nga kamerat.

Mbrëmë Trixa dhe Donaldi kanë zhvilluar një bisedë që lidhej me debatin mes Arjolës dhe dyshes.

Ndërkohë që Donaldi shfaqet i nevrikosur, Beatrix mundohet ta qetësojë duke i thënë që ta vazhdojë lojën e tij pavarësisht të gjithave. Ndërsa për veten, këngëtarja shprehet se nuk i intereson fare për rrjetet sociale, madje shprehet se mund ta mbyllë direkt.

Ajo tha:

“Smë intereson fare për Instagram e as për rrjetet sociale. E di që ke qëllime, ke plane, ke gjëra por mënyra është skandaloze. Nuk është hera e parë që e kanë thënë, e kanë thënë gjatë gjithë kohës, gjithë kohës e kanë thënë por pse duhet me vra mendjen për këto gjëra. Mendimet e veta le t’i gëzojnë, le t’i mbajnë. Ti do të bësh rrugën tate, lojën tate, gjërat e tua.”

 

 

Author: admin