Aktori i humorit Donald Veshaj dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj prej pak javësh janë në një lidhje dashurie e cila ka lindur brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.
Por a e kujtoni se çfarë i thoshte Donaldi mikut të tij Kleidit dhe ish-banorit në “BBV”, kur po bëhej gati për një takim me Trixën brenda shtëpisë?!
Donaldi teksa po “përgatisnin” Kledin për takimin e tij, i tha ta puthte Beatrixën në qafë dhe më pas ta prekte tek kofshët, duke i thënë që ta bëjë sa më natyrshëm të jetë e mundur.
Por duket se këto këshilla që më parë ia jepte mikut të tij, tani po i zbaton vetë.