Bora Zemani është një nga figurat më të përfolura të showbizit shqiptar për shumë arsye e ndodhi. Ajo prezanton aktualisht një nga reality tv show-t më të ndjekur në Shqipëri që arriti të thyej rekorde klikimesh në “Youtube” dhe kaloi çdo pritshmëri popullariteti.
Nga ana tjetër, moderatorja u përfshi në një sërë situatash lidhur me jetën e saj private, që nga hyrja e ish-partnerit të saj Donald Veshaj në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.
Me pak fjalë, moderatorja e “Për’puthen” ka qenë kryeqendra e bisedave të shqiptarëve për vitin 2021. Kështu, e intervistuar nga VipMagazine, ajo ka folur rreth ndjesive të saj këto 365 ditë.
–Viti i Bora Zemanit me një fjali? 365 ditë shumë intensive në të gjitha drejtimet. -Çfarë do kishe bërë ndryshe? Hamm…ndoshta do harxhoja më pak energji në disa stituata të caktuara që nuk duheshin marrë më seriozisht seç duhet por diçka specifike nuk do ndryshoja.
-Kush janë ambiciet e tua për vitin 2022? Të ushqej e të rris më shumë gjithçka kam. Përkushtimin për djalin, familjen, shoqërinë, punën, biznesin.
-Dashuria jote më e madhe? A i bëhet kjo pyetje një mami?! 😊 Sigurisht Arbori! –A do të bëjë Bora Zemani një Përputhen 3? Në fillim te vitit 2020 nuk e dija që do prezantoja emisionin më të ndjekur për një vit e gjysmë. Nuk i dihet çfarë është rezervuar për ne.