
Puthja e Donaldit me Beatrix është komentuar gjatë kudo. E gjitha kjo prej faktit se aktori tha se kishte rënë dakord me ish të dashurën, Bora Zemani se do të hynte vetëm e do të dilte vetëm nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.




Pasi shkëmbeu një puthje me moderatoren dhe u duk sikur do të kishte rikthim kur të dilnin jashtë, Donaldi u kujdes që t’i dërgonte varësen e tij për të kujtuar datën e lidhjes së tyre. Por puthja dhe afrimiteti me Beatrix ngatërroi gjithçka. Gjatë spektaklit të së premtes, Donaldi tha se po priste një sinjal prej saj, gjë të cilën nuk e mori asnjëherë.
Nga ana tjetër, ditën e sotme në “Fan Club”, moderatorja Dojna Mema sqaroi se moderatorja Bora Zemani, e cila ka njohje me stafin e Big Brother për shkak të punës, ka tentuar të fusë gjëra nën dorë për Donaldin, gjë që është e ndaluar.




Ajo është ftuar ta bëjë këtë gjë publikisht, por nuk ka pranuar. Mbrëmjen e djeshme, Bora Zemani ka reaguar për situatën e Donaldit, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Mes kritikave të ndjekësve për sjellen e tij, Bora thotë se Donaldi është i lirë të bëjë zgjedhjet e tij.




“Edhe Donaldi është njeri, edhe ai mund të gabojë, edhe ai mund të zgjedhë rrugë të tjera, edhe ai ka të drejtën të bëjë çfarë të dojë me jetën e tij… Por mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni! As unë nuk po e bëj”, ka shkruar moderatorja në një “Instastory”.