Donaldi qē në fillim të qëndrimit në “Big Brother VIP”, ishte shumë i afërt me Semin, të cilën e njihte nga jashtë. Pas daljes së saj, ai u afrua shumë me Beatrix, për të cilën shprehu pëlqimin hapur disa javë më vonë.
Kjo ka bërë që një pjesë njerëzish të mendojnë se ai nuk rri dot vetëm. Madje, javën e kaluar, gjatë spektaklit ishin Arditi dhe Paloma, ish-banorët që e theksuan këtë.
“Donaldi nuk lëviz dot pa çantë shpine” tha Paloma, referuar faktit që ai kërkon të ketë një njeri tjetër pranë. Kjo ndikuar sipas tyre, edhe sepse gjithë jetën ka patur Romeon krah vetes, binjakun e tij.
Referuar këtyre, Romeo, mbështetja më e madhe e Donaldit, nuk ka thënë asgjë. Por ka shpërndarë një video, ku Arbër Hajdari thotë: “Donaldit i thërrasin dem dhe demat s’kanë nevojë për njerëz të tjerë”.
Ndonëse vetë Romeo nuk ka folur, ky reagim i ka thënë të gjitha. Kujtojmë që ai ishte vetëm para pak kohësh në “Big Brother” për të surprizuar vëllain, në një moment emocionues për ta dhe të gjithë ne.
Kujtojmë që Romeo ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale pas futjes së Donaldit në ‘Big Brother Vip’, madje ai menaxhon dhe profilin e vetë Donaldit.