
Mbasditen e sotme në shtëpi është dëgjuar kënga më e fundit e një ish-banori të shtëpisë.
Sabiani ka lançuar pak orë më parë produksionin e tij të fundit muzikor dhe banorët e shtëpisë nuk mund të mos ishin pjesë e kësaj ngjarjeje.
Në shtëpi është luajtur kënga e titulluar “Tradhëtare” dhe banorët nuk i kanë fshehur emocionet.
Iliri në veçanti nuk mundi t’i përmbajë as lotët teksa dëgjon zërin e mikut të tij.
Kujtojmë se teksti i këngës në fjalë është krijuar gjatë qëndrimit të Sabianit në shtëpi.
Top Channel