
Neda Karafili, ish banorja e Big Brother Albania ka folur së fundmi me një vështirësi që ajo dhe familja e saj kanë kaluar.
Duke qenë se jemi në muajin e ndërgjegjësimit për gratë dhe vajzat të bëjnë mamografinë, Karafili tregoi se nëna e saj pikërisht nga fushata ndërgjegjësuese arriti të bënte kontrollin dhe kapi në kohë kancerin e gjirit për ta parandaluar dhe kuruar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.




Ajo e quan shpëtim për mrekulli rastin e nënës së saj, por që sipas saj ne vetë e kemi në dorë për ta shpëtuar veten nga kjo sëmundje.
“Unë kam një histori shumë personale me kancerin e gjirit, mamaja ime ka vuajtur nga kjo diagnozë dhe ishte rasti ideal i asaj që ne mundohemi të ndërgjegjësojmë njerëzit. Beje ekon dhe mamografinë sepse nuk i dihet… dhe ime më bëri një eko, një mamografi vetëm për hir të dnërgjegjësimit që ndjente,




pa patur absolutisht asnjë histori familjare të asnjë lloj kanceri jo vetëm të gjirit dhe vetëm nga vizita për shkak të ndërgjgjësimit u arrit të kapehj në fazat më të hershme, fillestare.
Ishte një shpëtim jetim jete në mënyrë… mrekulli thonë, por nuk është mrekulli se të gjithë e kemi veten në dorë për ta shpërtuar nga kjo diagnozë dhe sëmundje shumë dredharake”, tha Neda Karafili./Reporteri.net/