
Ish-konkurrenti i “Big Brother 2”, Bjordi Mezini, ku përveç ëmbëlsisë kujtohet për historinë e tij me finalisten, të ndjerën Adelajda, të cilën e kujton shpesh u pyet se si i sheh konkurrentët e këtij viti:
“Shoh një Donlad shumë të fortë, nuk e di pse por është shumë i fortë. Arjolën e kam edhe mikeshë dhe bëj tifo për të, është një konkurrente e fortë dhe e denjë. Është edicion i vështirë dhe i paparashikueshëm. Nuk e prisja dalejn e Semit.




Beatrixa është shumë e mirë. Beniada dhe Einxhel nuk janë në preferencat e mija. Sara është vajzë shumë e këndshme në shumë aspekte. Para “Big Brother VIP” nuk e njihja por është pozitve. Monika më duket shumë pasionante, përjeton gjithçka. Kjo është pikë e fortë, por mendoj se duhet që t’i lemë pak llafet”, tha ai.




Përsa i përket lidhjes së Sarës dhe PM, Bjordit i duket shumë e vështirë të ketë ecuri dashuria.
“As ata të dy nuk janë të qartë se çfarë ndiejnë. Afeksioni ka qenë i natyrshëm. Mund të lindë dashuria por që besoj se nuk do të zhvillohet kurrë. Është shumë e vështirë”, tha ai.