Në spektaklin e 1 janarit, Ilir Shaqiri u surprizua nga vajza e tij, e cila këndoi për të. Në një moment, Iliri e puthi vajzën në buzë, gjë që u komentua gjatë.
Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Emily tha se kishte 4 muaj pa e parë të atin, ndaj mund të shihej e keqja diku tjetër jo tek puthja në buzë.
Përveç kësaj, Emily foli për lojën e Ilirit dhe për banorët e tjerë VIP që i pëlqejnë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Vajza e Ilirit u pyet edhe se kë e sheh si lojtar të fortë në shtëpi, teksa pati dy fjalë për Donaldin, duke thënë se nuk i pëlqen pasi zihet me babanë e saj gjithmonë.
“Një person që më pëlqen shumë është Arjola, por konsideroj të fortë edhe Donaldi, megjithëse nuk më pëlqen se zihet gjithmonë me babin”, u shpreh Emily.
Emily komentoi takimin që pati me babanë e saj brenda shtëpisë së famshme si dhe raportet e tij me banorët e tjerë. Emily u shpreh se nuk ka asgjë të keqe që u puthën në buzë, dhe se ka 1 milion gjëra të tjera ku mund të shikosh gabime.
“Katër muaj që nuk shoh babanë, është një raport i fortë dhe nuk shoh asgjë të keqe. Ka një milion gjëra që mund të shikosh gabime, por jo këtu. Është një vajzë që ka 4 muaj që nuk shikon të atin dhe e kundërta”, u shpreh vajza e Ilirit.