Ditën e sotme, dyshja më e përfolur Einxhel dhe Dj Dagz duket se kanë kaluar një nga momentet më intime brenda shtëpisë.
Ata e kanë nisur ditën pranë njeri-tjetrit, ku Dj Dagz i afrohet moderatores dhe i dhuron disa përkëdhelje. Momenti i tyre ka vijuar duke shkëmbyer një puthje romantike.
Pas puthjes, dyshja ka buzëqeshur dhe i kanë dhuruar njeri-tjetrit një përqafim të ngrohtë. Vlen të thuhet se ky është një nga pak momentet që Einxhel është treguar fjalëpak, pasi duket mjaft e përfshirë në momentin romantik të krijuar në dhomën e gjumit.
Rikujtojmë se moderatorja ka mbajtur gjithnjë distancë lidhur me anën sentimentale brenda shtëpisë, deri në këtë moment.
Ajo ka theksuar se beson që marrëdhenia e tyre do t’i penalizojë në lojë. Einxhel ka folur dhe me Beniadën për Arbrin. Moderatorja e njohur shprehet se këto ditë nuk i ka qëndruar shumë pranë.
“Kastile këto ditë nuk i kam ndenjur afër që të mësohet të rrijë me njerëzit e tjerë”, tha Einxhel. “Po se është bërë shumë i ngjitur mbas teje, edhe Iliri po thonte qëpare që Dagz po bën gabim që po të rrin kaq afër”, deklaroi Beniada.
“Nuk është se ka ndonjë gjë të keqe por këtu nuk jemi që të rrimë gjithë kohës vetëm me një person,pastaj nga ana tjetër më vjen keq që të mos rri se e di që mërzitet”, u shpreh Einxhel.
View this post on Instagram