
Një darkë me këngëtaren Beatrix Ramosaj duket se çorientoi Kledin, i cili u zgjodh si banori i preferuar brenda shtëpisë së Big Brother. Atij iu dha mundësia të konsumonte mbrëmë një darkë të mirë dhe të ftonte njërin prej banorëve dhe ftoi këngëtaren.




Për të, kishte shprehur edhe më herët simpati si person. Duket se me darkën së bashku, pëlqimi i tij u “sigurua” akoma më shumë, sa Kledi i rrëfeu djemve të shtëpisë interesin e tij për Beatrixin.
“E pëlqej, doja ta njihja pak më shumë. Do t’ia lë kohës”- është shprehur ai, teksa të gjithë janë habitur nga kjo deklaratë pasi Kledi është në një lidhje dashurie./a.m/noa.al