
Fifi duket se ka marrë një nur tjetër pas daljes nga ‘Big Brother VIP’.
Ajo ka vendosur t’i përkushtohet sa më shumë vetes duke sjellë disa ndryshime në pamje.




Fillimisht Fifi ka ndryshuar modelin e flokëve, duke i zgjatur dhe duke ndryshuar ngjyrën, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen është postimi i saj i fundit, ku tregon tatuazhin e ri.
Këngëtarja ka bërë tatuazh në krahun e saj fjalën ‘Filoqyl’.




Ky tatuazh ka lidhje edhe me aktorin Donaldi Veshaj dhe ka qenë vetë Fifi ajo që e zbuloi, pasi kur ka postuar tatuazhin në Instagram Story, këngëtarja i ka bërë tag edhe aktorit Donald Veshaj.
Fifi merr vendimin e papritur, bën tatuazhin e çuditshëm