Graniti dhe Fifi ishin banorët më të përfolur gjatë kohës sa ata ishin brenda shtëpisë së Big Brother Albania VIP. Të dy u përfolën për raportet e tyre gjatë kohës sa kanë qëndruar brenda.
Por të dy vëmendje po marrin edhe pas daljes së tyre nga BBV-ja. Graniti dhe Fifi janë takuar menjëherë pas daljes së Fifit nga shtëpia, por nuk ishte ajo takimi i vetëm i tyre.
Ata po vazhdojnë të takohen dhe raportet e tyra kanë vazhduar të jenë të mira. Graniti është ai i cili ka publikuar një imazh bashkë me Fifin, teksa shihen në sy me njëri tjetrin.
Graniti përkrah imazhit ka shkruar: A më mirë këtu apo atje? Kujtojmë se dyshja patën pëlqyer njëri tjetrin por pas një kohe vendosën që të kenë vetëm raporte shoqërore.
Siç e shihni edhe nga foto, ata duken shumë të kënaqur nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe fansat kapën direkt shikimin mes tyre, një shikim që për shumë vetë do të thotë shumëçka.
A janë thjesht vetëm shokë apo diçka më shumë? Këtë vetëm koha do e zbulojë dhe do e tregojë, por nëse do ishin një çift, shkojnë shumë me njëri-tjetrin…