
Fifi” apo Filloreta Raçi është një këngëtare që njihet për karakterin e saj të sinqertë e që flet gjithnjë pa dorashka.
Pavaresisht disa konflikteve edhe disa episodeve të vështira emocionale ajo duket se po e shijon shumë qëndrimin e saj në shtëpinë e “Big Brother”.




Ajo shquhet për sakrificat dhe vështirësitë e shumta që ka kaluar në jetë.
Në një bisedë me blogeren Sarah Berisha ajo tregon për fillimet në karrierën e saj.
“Koncerti i pare ka qenë në moshën 20 vjecare në Kumanove,këtë koncert e organizonte këngëtarja Big Mama.Ky ishte një koncert humanitar për ti ndihmuar familjet në nevojë”-shprehet ajo.




Ajo tregon gjithashtu dhe per marrëdhëniet e saj të mira me këngëtaret Fjolla Morina,Rozana Radi të cilat e kanë ndihmuar shumë këngëtaren në fillimet e rrugëtimit të saj muzikor.
Top Channel