Fifi tregon se çfarë do bënte ndryshe po të hynte sërish në BBV

Këngëtarja Filloreta Raçi së fundm ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit në rrjetin social Instagram, ku nuk munguan pyetjet në lidhje me aventurën e saj në Instagram.

Fifi tashmë përveçse një këngëtare e njohur për publikun, njihet edhe si një nga pjesëmarrëset e ‘Big Brother Vip’ dhe fansat nuk mund të mos e pyesinin rreth asaj përvoje.

E pyetur se çfarë do të ndryshoje nëse do kthehej sërish në BBV, 27-vjeçarja thekson se do të merrej më shumë me veten.

“A kishe bërë diçka ndryshe në BB VIP nëse kishe pasur mundësi të kthehesh?”, e pyeti një ndjekës. “Mbase nuk do u kisha dhënë vëmendje disave dhe do merresha me veten më shumë…

por edhe nëse përgatitesh në çdo aspekt si emocionalisht si strategjikisht me tipin që kam unë besoj njëjtë do kisha bërë çdo gjë! Pastaj mos të harrojmë, kujdes ju lutem me helmin që lëshoni mbi njerëzit.

Nuk është normale të shpërndajmë kaq shumë negativitet dhe unë që jam jashtë dhe e përfshirë akoma në lojë ndihem keq nga komentet e juaja për çdo njeri në atë shtëpi”, -përgjigjet Fifi.

 

Author: admin