
Donald Vleshaj është kthyer në një nga personazhet më të përfolura të momentit në vendin tonë, pas zhvillimeve në BB VIP.
Afrimiteti dhe puthjet me Beatrix Ramosajn, ndërkohë që është i paqartë për “lidhjen” me Bora Zemanin, e kanë vendosur atë në qendër të kritikave.




Portalet online kanë sjellë në vëmendje edhe një fejesë që ai ka pasur para lidhjes me Bora Zemanin. Ai ka qenë i fejuar me një vajzë prej katër vitesh dhe janë ndarë.
Sipas albeut, ish e fejuara e Donaldit është Sara, bukuroshja brune e cila nuk është një personazh publik. Sara jeton në Milano dhe është Interior dhe Graphic Dizanjere




Sara nuk ka fshirë gjurmët e Donaldit në profilin e saj në Instagram, madje ajo ruan shumë foto me aktorin, që të tjerët i kanë bërë “tag”. Edhe në profilin e saj ndodhet një foto me Romeon që duket se kanë gëzuar një raport shumë të mirë.
Ndarja, sipas raportimeve, erdhi pas angazhimeve të ndryshme. Donaldi u kthye në personazh publik, ndërsa Sara mbajti profil larg medias.