Gjeti gjilpërën në kashtë, Sarah bën gjestin e bukur. Ja çfarë i dhuron një prej banorëve

Banorët sot kishin për detyrë të gjenin gjilpërën mes një dhome të mbushur me kashtë. Ishte pikërisht Sarah e cila ka arritur që të gjejë me sukses këtë objekt edhe pse shumica e banorëve ishin dorëzuar.

Në kuadër të këtij realizimi Sarah përfitoi një telefonatë me një person të dashur. Pasi u mendua se me cilin do ta shkëmbente këtë mundësi ajo zgjodhi që këtë dhuratë t’ja pasonte Antonelës.

Sarah gjykoi se Antonela ka më shumë nevojë të dëgjojë zërin e njërit prej familjarëve të saj.

“Nuk dua të tregohem egoiste, mua më erdhi babi dhe më ka ardhur motra. Antonela nuk ka marrë asnjë surprizë kështu që do ia dhuroj të flasë me mamin ose motrën dhe të mësojë gjininë e bebit”, tha Sarah.

Antonela u përlot dhe tha se e vlerëson shumë këtë gjest ndërkohë që telefonatën do e realizojë në spektaklin e së martës.

Author: admin