Donaldi nuk po mban dot më presionin brenda shtëpisë. Ai ka qëlluar me grusht murin e shtëpisë vetëm se nuk duron dot Ilirin, i cili është duke folur me Monikën, për çështjen e tyre.
Ai flet me vete dhe është nervoz teksa i kërkon produksionit të hapë perden që të dalë jashtë dhe të pijë cigare. Kujtojmë se Donaldi dhe Iliri mbrëmjen e djeshme patën një debat të fortë.
Kujtojme se zgjedhja e Monikës (e cila zgjodhi te shpetone Beatrix) në zinxhirin e nominimeve është diskutuar tepër brenda shtëpisë.
Iliri e ka komentuar këtë zgjedhje si një mesazh indirekt ndaj Donaldit duke ruajtur ështu balancat e marrëdhënieve brenda shtëpisë.
‘’Monika tregoi qëllimin e saj në shtëpi. Donte të ruante balancat dhe t’i tregonte Donaldit që unë nuk jam në grup me Ilirin’’,- u shpreh ai.
Prej kësaj deklarate Donaldi nuk nguroi të kërkonte llogari ndaj Ilirit duke e pyetur edhe i irrituar për qëllimin final të kësaj analize.