Në një bisedë me Donaldin, Beniada ka rrëfyer problemin shëndetësor të vëllait të saj, i cili bëhet shumë keq në periudhën e dimrit.
Ajo tregoi se kërkesa e saj për vëllain para se të futej në Big Brother VIP ishte që ai të linte punën e rëndë që bënte dhe ai pranoi.
Ndër të tjera, Beniada zbuloi se për shkak të një dëmtimi në kohë, kur bëhet ftohtë, vëllai i saj nuk lëviz nga krevati.
Beniada: I ka plasur gjaku në kokë. Nuk i është hapur, se po të ishte hapur do ishte shumë keq. Nga përplasja pas kokës, i është dëmtuar një nerv e kurrizit nga frika, nga dhimbja dhe sa herë është ftohtë, bëhet shumë keq. Vjen tetori, nëntori kur ndryshon koha dhe bëhet shumë keq. Nuk lëviz fare nga krevati. Kur ika ishte shumë keq dhe mami te letra më tha që ka pasur disa shqetësime, por tani është më mirë. Mund të bëhej më keq, doktorët thanë se mund të mbetej i paralizuar.