
Të dy ata treguan karakter të fortë dhe me gjithë luhatjet përgjatë kohës që ishin në shtëpi, ishin të pandarë.
Madje edhe sot, ata vazhdojnë të jenë të tillë dhe këtë e treguan në një intervistë të dhënë.
Lupçe mohoi poshtë zërat e përhapur kryesisht në rrjetet sociale, se ai nuk flet me Fiorentinën.
“Unë me Fiorin flas dhe kemi qenë bashkë në një lokal në Tiranë. Nuk ka ndodhur asgjë me Fiorentinën”, u shpreh ai.




Veç Fiorentinës, si Lupçe ashtu edhe Katerina thonë se kanë ruajtur raportet me Marjusin e Enidën, Elsamedin, por dhe Olsin.
Kurse Katerina rrëfeu se është duke vazhduar shkollën për instruktore palestre, ndërsa ëndrra e saj është një tjetër pas kësaj shkolle.
“Pas shkollës mendoj të futem tek Akademia e Rendit”, tregon ajo.