
Ish-drejtori i Informacionit në Top Channel, Sokol Balla ka ironizuar Ben Blushin pas largimit të tij nga kjo media ditën e sotme.
Balla e quan karma largimin e Blushit dhe shton se Blushi do rikthehet të shesë libra tani. Edhe pse Balla nuk përmend asnjë emër, të gjithë e dinë që reagimi i tij lidhet me Blushin, dhe vendin që i zuri në median më të madhe në vend.




“Ishte për vizitë para 4 vjetësh në dhjetor. Pas 4 vjetësh, trokiti sërish në dhjetor dhe sërish në të njëjtën derë. Derën ia hapi një Tjetër. Po fytyra që Tjetri pa sa hapi kanatet e derës, ishte e njëjta: Karma, ajo që nuk gabon kurrë adresë: “Tani shit libra”, i tha e iku””, shkruan Balla.




Në katër vite drejtim në Top Channel, Blushi ndërpreu publikimin dhe shitjen e librave si dhe u largua menjëherë nga partia që krijoi në 2017, me të cilën nuk mundi që të siguronte asnjë mandat deputeti.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Blushi e njoftoi largimin e tij përmes një emaili për punonjësit, ndërkohë që drejtimi i medias pritet që të mbetet në dorë të fëmijëve të themeluesit Dritan Hoxha./E.M-noa.al