
Ilir Shaqiri është një banorët e “Big Brother VIP”, i cili herë pas here ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut, por edhe banorëve të tjerë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ditën e sotme, balerini i njohur duket se është zgjuar me mall për familjarët dhe është përlotur. Teksa ai ndodhej akoma në shtratin e tij, kamerat e shtëpisë e kanë kapur duke qarë.
Ky moment është publikuar edhe në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” në “Instagram”, e cila është parë dhe pëlqyer menjëherë nga mijëra njerëz.




Kjo video nuk i ka kaluar pa e parë edhe vajza e Ilirit, Emily, e cila ka vendosur që të lërë një koment.
“Mos qaj babi”, shkruan në italisht e bija e balerinit të njohur, duke e shoqëruar komentin edhe me një emoji zemër.
Edhe fansat e tij e kanë mbështetur duke i thënë se “është e vështir të jesh pa familjen dhe do kesh mall”, por sipas tyre duhet të bëjë “forca për në finale”.