Ish-burri i Rudina Dembacajt prezanton të bijën me nusen e re

Ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes. Ai u përfol pak kohë më parë për mungesën e tij në dasmën e Rudinës dhe Mark Frrokut.

Duke qenë se Aleksi dhe Rudina ishin ruajtur marrëdhënie të mira që prej ndarjes dhe i komentonin shpesh njëri-tjetrit, njerëzit prisnin që Aleksi të ishte prezent në dasmën e saj, por diçka e tillë nuk ndodhi.

Pak para dasmës së bujshme ai zbuloi edhe partneren e tij të re, por u kujdes për detajet dhe nuk i tregoi fytyrën.

Pas ardhjes së partneres së re në jetën e Aleksit, duket se raportet e mira që dikur ka pasur me Rudina Dembacajn nuk janë më të njëjtat.

Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, por gjithsesi mbajnë lidhjet për shkak të vazjës së tyre, e cila jeton me Rudinën.

Së fundi, Aleksi e ka prezantuar vajzën e tij edhe me partneren e re dhe duket se ato shkojnë shumë mirë bashkë.

Ai ka publikuar një foto ku Viktoria shihet mjaft e qeshur, teksa përqafohet me vajzën në fjalë, së cilës Aleksi sërish nuk ia ka treguar fytyrën./korrieri.com.al

Author: portali