Iva Tiço është opinioniste e “Big Brother VIP Fun Club”këtë edicion. Mirëpo, shikueshmëria e formatit, ka bërë që ajo të ndiejë shumë presion nga komentuesit, sa i përket mendimeve të saj për banorët.
E ftuar në “Wake Up” gjatë intervistës së sotme, Iva zbuloi se sa shumë mesazhe merr në inbox-in e saj, ku fansat e banorëve e akuzojnë se mbështet njërin apo tjetrin.
“E di si më duket vetja ndonjëherë, po mendoja këtë të diel, më kujtohet një thënie e vjetër e futbollistëve që thoshin “një javë ti fiton dhe të mbajnë në shpatulla, pastaj javën tjetër ti humb dhe vijnë të thyejnë xhamat e shtëpisë”.
“Në këtë rast nuk na thyejnë xhamat e shtëpisë, por mua më vjen për të qeshur se si ndryshon bursa ime. Para një jave u sulmova në inbox-in tim si fansja e Donaldit që turp të më vinte mua dhe gjithë produksionit tonë në këtë rast “Fan Club”-it që nuk mbështesnim Ilirin”, tregoi ajo.
Mirëpo, siç rrëfeu presion ka patur edhe lidhur me Ilirin, krah të cilit ajo ka qenë dikur në juri ë e “Dancing with the stars”.
“Kësaj radhe jam vënë me shpatulla pas murit, moj turp të kesh, s’të vjen zor që je kaq e afruar me Ilirin dhe bën çdo gjë se je pjesë e pazarit të Ilirit”, tha Iva.
Megjithatë siç tregoi gazetarja, është pjesë e punës dhe nuk e ka problem.
/News31./shqiperiaime.com.al