“Jeni të tre beqarë”, Olsa Muhameti i përgjigjet më në fund komentit viral

Autorja e programit “Për’puthen” ishte e ftuar te emisioni “Open” për të folur për 2021-shin e emisionit si dhe për pritshmëritë e vitit 2022.

Olsa u pyet nga prezantuesja e “Shqipërisë Live” , e cila ndodhej në lidhje të drejtpërdrejtë se është komentuar shumë që ajo si autore, Arjan Konomi si opinionist dhe Bora Zemani janë beqarë.

Erjona: Ka një kuriozitet të madh, keni përputhur dynjanë! Jeni të tre beqarë?! A do të kemi përputhje për ju të 3 këtë 2022?

Olsa: Kam përshtypjen Erjona se ky është mallkimi mund ta quaj, i të gjithë atyre që bëjnë “Për’puthen”. Nuk përputhen vetë derisa të përputhin gjithë dynjanë.

Eni Vasili: Epo derisa të rrini gjithë ditën te “Për’puthen” s’keni për tu përputhur./shqiperiaime.com.al

 

Author: portali