Si çdo të martë dhe të premtë në lidhje direkte me banorët do të zhvillohen ngjarje mjaft interesante ashtu siç ka ndodhur tani e më shumë se 100 ditë qëndrimi brenda shtëpisë së famshme të Shqipërisë, shkruan lajmi.net.
Por “Vëllai i Madh” për spektaklin e nesërm ka marrë një vendim të papritur që do të ndodhë për herë të parë këtë sezon.
Përmes faqes zyrtare të “Big Brother Vip” në Instagram është kumtuar lajmi se për herë të parë brenda shtëpisë do të eliminohen dy banorë brenda një nate.
Në anën e kujt do të jetë fati kjo mbetet për t’u parë se kush do qëndrojë e kush do të largohet. Nga nominimi me zinxhir i të premtes së kaluar në nominim se kush do qëndrojë brenda shtëpisë janë: Tani, Xheisara dhe Egzona.
Mënyra si do veprohet për banorin e dytë që do të eliminohet po nesër mbrëma ende nuk dihet, por sigurisht që do të ketë një votim disa minuta brenda spektaklit.
Për banorët kjo do të jetë një befasi e madhe që s’do ta presin dhe aq mirë, por nesër hymë në muajin e fundit të ‘BBV’ ndaj tani çdo mbrëmje spektakli do të konsiderohet si një finale.