Ju prezantojmë me motrën simpatike të Dj Dagz që “turbulloi” gazetarin shqiptar (Foto)

Këtë të diel në “Fan Club Big Brother Vip” u diskutua për situatat e ndodhura gjatë javës brenda shtëpisë bashkë me të eliminuarin e javës që ishte Sabiani.

Pjesë e këtij emisioni përmes një lidhjeje direkte ishte edhe motra e Dj Dagz, Aurora Gumnishta, e cila foli për qëndrimin e vëllait të saj brenda shtëpisë si dhe raportin e tij me Einxhel.

Vajza nga qyteti i Vushtrrisë së Kosovës ra në sy për bukurinë dhe stilin e saj dhe pas ndërprerjes së lidhjes direkte ishte gazetari Flavio Qarri që i kërkoi Dojnës “instagramin” e Aurorës.

Kjo u mor me të qeshura në studio ndërsa ishte Julka Gramo që ia kujtoi gazetarit se ai nuk është single.

Kjo është motra simpatike e Dj Dagz që “çmendi” gazetarin shqiptar - Bota  Sot

 

Author: admin