Ka gisht Beatrix? Sarah shpërthen në lot, çfarë i thotë Donaldi

Sarah, një nga banoret e shtëpisë së “Big Brother VIP” po kalon një periudhë të keqe brenda garës, teksa po ndjen presionin e rrethanave të krijuara. Pasditen e djeshme, blogerja është përlotur papritur dhe disa nga banorët janë kujdesur për të.

“Çfarë ke?”,-e pyet Donaldi.

“Isha e mërzitur por tani jam shumë mirë”,-tha Sarah.

“Për çfarë?”,-e pyeti sërish Donaldi.

“Për disa gjëra të mia,në përgjithësi”,-tha Sarah.

“Hajde mos u mërzit se po gatuaj unë bashkë me Donaldin”,- i tha Antonela duke u munduar ta qetësojë

Rikujtojmë se Sarah është përfshirë në marrëdhënien e Donaldit me Beatrix, duke krijuar xhelozi nga ana e kësaj të fundit.

Teksa po bisedonin në oborr, Beatrix përsëriti edhe një herë para të tjerve se do vëmendje nga Donaldi. Por, Sarah i tha se ai i ka dhënë të gjithë vëmendjen dhe në këtë moment Beatrix ka bërë një deklaratë të papritur për blogeren.

“Desh më hoqi qafe për ty. Me atë gocën nuk ke shanse më tha. Më hodhi përtokë ta dish. Më hodhi përtoke mua për ty! Tregoi!”- tha Beatrix teksa Donaldi u shpreh se thjesht i kërkoi mos t’i flasë keq Sarës.

Author: admin