Kërcimi i Borës me Arjanin është surpriza më e bukur e këtyre ditëve festive

Për’puthen është programi i dashurisë që morri hovë të madh që nga edicioni i dytë i saj.Edhe pse e filloi fuqishëm edicionin e tretë, pas fillimit të BBV-së shikueshmëria e programit u zbehën.

Sonte, kur viti i ri tashmë ka filluar, po mbahet Për’puthen Prime. Befasia e këtij Prime është kërcimi i Borës me Arjanit.

Në fillimin e programit krah njëri tjetrit ata kanë zhvilluar kërcimin e tyre, teksa Bora ka shkëlqyer e veshur në të kaltërt. Bora ka qenë personazhi më i përfolur së bashku me Donaldin dhe Beatrixën muajt e fundit.

Menjëherë pas kësaj, në studio u ftuan Melisa Lleshi dhe Andi Shehi, çifti i vetëm nga edicioni i kaluar, ashtu siç vetë autorja kishte paralajmëruar në rrjetet sociale.

Ata zgjodhën të bënin vetëm urime, e jo të ktheheshin tek debatet e akuzat që ata vetë bënë kundrejt produksionit, apo akuzat e gjithë publikut ndaj tyre!

Të dy ata ndoqën një klip me momentet e tyre më të bukura në “Për’puthen”, ndonëse nga aty nuk dolën çift. Andi tha se kjo eksperiencë iu vlen të gjithëve, dhe komentet e polemikat vijnë si e keqja pas gjithë kësaj aventure.

Author: admin