Monika Lubonja, aktorja e cila po vijon rrugëtimin brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ka shprehur dëshirën që të takojë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajn.
Mbrëmjen e djeshme në emision, u transmentua klipi kur Monika përshëndet mikeshën e saj Olta Dakun. Në një moment Big Brother tregon aktoren e cila shkruan në një fletë dëshirën që ka.
Aktorja kërkon që të realizojë një intervistë me Veliajn dhe mikeshën e saj. Kujtojmë se Monika është këshilltare e Veliaj dhe paguhet rreth 1 milionë e pa lekë të vjetra në muaj për këtë ‘detyrë’.
‘Dëshirat e mia: Intervistë me dy personalitete VIP: Erjon Veliaj dhe Olta Daku’– shkruan aktorja në fletën e dëshirave.
Aktorja Olta Daku e suprizoi mbrëmjen e djeshme Monikën, tashmë mbetet të presim nëse Veliaj do ia realizojë ëndrrën që ka.
Një tjetër surprizë mbrëmë për Monikën ishte edhe mesazhi i të ëmës, e cila u vizitua natën e ndërrimit të viteve nga vetë Arbana Osmani.