
Pasi konfirmoi përfundimisht ndarjen nga reperi dhe babai i vajzës së saj Mozik, Loredana ka zgjedhur të udhëtoj për në Dubai.
Mbrëmjen e djeshme reperja ka postuar disa video në InstaStory ku ka treguar se ka darkuar në restorantin e shefit të njohur si “Salt Bae”, Nusr’et. Shefi i kuzhinës dhe pronari i shumë restauranteve nëpër vendet e pasura të botës, Nusret Gokçe, është i njohur kudo. Loredana ka qenë klientja e tij së fundmi dhe këtë e ka zbuluar vetë kuzhinieri.
Në foton e publikuar nga Nusret, ai shihet në shoqërinë e Loredanës dhe reperit gjerman Reezy. Nusret njihet si kuzhinieri më i famshëm në botë dhe për çmimet marramendëse në restaurantet e tij./albeu.com