
Disa ditë më parë lajmi i ndarjes së çiftit shumë të dashur për shqiptarët, Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi bëri shumë bujë në rrjetet sociale.
U bë me dije se dyshja i ka dhënë fund martesës dhe kompozitori është rikthyer së fundmi në Shqipëri ndërkohë që Mira Konçi vazhdon të jetojë në Neë York pranë vajzës së tyre, Era Saraçi.




Por një InstaStory së fundmi në profilin e Mira Konçit ka ngritur dyshime që mund të jetë një mesazh, pasi lajmi është i freskët dhe të gjithë po mendojnë se ia ka drejtuar Shpëtim Saraçit.
“Asnjëherë mos bëj sërish mik një person që është përpjekur të të shkatërrojë karakterin, paratë apo marrëdhëniet e tua. Një gjarpër thjesht ndërron lëkurën e tij për t’u bërë një gjarpër më i madh”, shkruhet në shprehjen që ka shpërndarë ajo.




Rreth 4 vite më parë, shpërngulja e kompozitorit të njohur Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortes së tij, këngëtares Mira Konçi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëri mjaft bujë në mediat shqiptare, por duket se kjo shpërngulje ka sjellë probleme në jetën familjare.
Kujtojmë se Mira dhe Shpëtimi nuk e ndjekin njëri-tjerin në Instagram dhe nuk dihet nëse marrëdhënia e tyre ka marrë fund miqësisht apo me konflikte.