“Le ta nisim vitin pa gënjeshtra”! Ish-fituesi i Big Brother nxjerr bllof produksionin, ja detaji që na shpëtoi nga nata e mbrëmshme (foto)

Fituesi i edicionit të 6-të të Big Brother, Anaid Kaloti ka komentuar shpesh reality-shown BBV, për lojën e konkurrentëve apo situatat e ndodhura.

Madje ai ka folur shpesh edhe për produksionin dhe rasti i fundit është dalja nga loja e Big Mamës, ku ai postoi në Instagramin e tij bisedën me një tjetër ish-konkurrent Vesel Kurtishaj, në të cilën thuhej se dalja e saj ishte e planifikuar.

Së fundmi ai ka postuar një tjetër story në Instagramin e tij që lidhet pikërisht me natën e mbrëmshme të Big Brother.

“Le ta nisim vitin pa gënjeshtra”, ka shkruar ai, duke iu referuar klipit që u shfaq në nisje të programit, ku banorët panë klikimet e videove në kanalet zyrtare të Big Brother.

Anaidi ka postuar një foto të videos së publikuar në kanalin zyrtar në “YouTube” të Big Brother Vip, ku është fragmenti i puthjes mes Donaldit dhe Beatrix.

Aty vihet re se videoja ka në total 495,950 shikime, ndryshe nga çfarë iu transmetua banorëve mbrëmë ku dukej që videoja kishte 1.216.606 shikime.

 

 

 

Author: admin