
Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, vijon që të jetë në qendër të vëmendjes së publikut. Mjafton një postim në rrjetet sociale apo një deklaratë në intervista të ndryshme dhe e gjithë vëmendja kalon tek ai.
E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, ku Atdheu ka bërë një deklaratë që askush nuk e priste. Në promon e një emisioni ku ai është i ftuar, moderatorja e ngacmon atë se me cilën vajzë të njohur do të flirtonte.
Atdheu ka përmendur emrin e këngëtares Beatrix Ramosaj, e cila është e lidhur me Donald Veshajn.