Mamaja e këngëtares, Beatrix Ramosaj, Antigona Ramosaj, ka akuzuar produksionin se ka ndaluar një surprizë për çiftin Donald-Triksa.
Ajo ka postuar në Instastory një foto, ku shihet një parashutë për çiftin Donald dhe Beatrix, duke theksuar se kjo është parashuta e dytë që nuk lejohet të fluturojë mbi shtëpinë e “Big Brother VIP”.
“Ju duam fansat nga Suedia, Donald & Beatrix” , është shkruar në dedikim, ndërsa te Story thuhet se është parashuta e dytë që ndalohet për çiftin.
Kujtojmë që dje në shtëpi kaloi dhe një parashutë kushtuar Donaldit, që përmbante datën 9 Janar, ditëlindjen e ish-partneres Bora Zemanit.
Mamasë së Beatrix nuk i erdhi aspak mirë për këtë fakt. Ajo ka postuar një video të Beatrix në llogarinë e saj të “Instagram”, ku shkruhet “Shpirti bardhë Triksa”.
Në mbishkrimin e videos, Antigone shkruan: “-Gjithmonë falini armiqtë, asgjë s’i mërzit më shumë… Trixa dhe fansat e Trixës Ju dua”.