
Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” foli sot për sherrin që pati në shtëpi me Monikës, teksa kjo e fundit po luante me Fifin dhe po improvizonte debate jo të vërteta.
E ftuar në “Shqipëria live”, Sheila pranoi se ajo lojë dhe kritikat e publikut e bënë të ndihej keq Monikën. Ajo tregon një bisedë me aktoren, që thotë se e ka prekur.




“Kur po shkonte te dhoma e dënimit, më kapi nga mjekra dhe më tha ti e dashur me mua je ngatërruar, të kam folur hapur si të kisha vajzën time. Aty u preka dhe reflektova për të kuptuar si nisi gjithë loja. Kur të gjithë e kanë sulmuar, unë i shkova afër, e kam parë pak si nënën time“.
Por, këngëtarja thotë se është zhgënjyer, kur pasi ka dalë nga shtëpia, ka parë disa video ku Monika e ofendon:
“Ka bërë ca komente të shëmtuara për mua, kokë rrodhe e shumë të tjera. Mund të them që më ka zhgënjyer. Unë i kam dhënë suport me pastërtinë më të madhe”.




Sheila thotë se u mërzit nga eliminimi sepse po fillonte të ambientohej më shumë në shtëpi.
“Mezi kam mundur të përshtatem javën e parë. Ishte e vështirë përballja me kamerat gjatë gjithë kohës, kur unë ndër vite kam qenë e distancuar. Dy javët e para jemi përpjekur të mbajmë harmoni sepse ishte mirë për bashkëjetesë. Në momentin që po lulëzoja e po çlirohesha, dola”.