“Me ty deri n’fund”, Don Xhoni del haptazi në mbështetje këtij banori të BBV, që është pretendent për çmimin e madh

Edhe Don Xhoni qenka fans i “Big Brother VIP”. Reperi i njohur si Don Xhoni, ka shprehur mbështetjen e tij për njërin nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ai ka postuar një foto në profilin e tij në Instagram, ku ka treguar se banori i preferuar në shtëpinë e ‘Big Brother Vip” është Donaldi.

“Me ty deri n’fund kampion”, ka shkruar Don Xhoni në foton e Donaldit, të cilën e ka postuar në Instastory, duke treguar haptazi mbështetjen ndaj vlonjatit.

Donaldi mbreme u vu përballë një zgjedhjeje të vështirë. Ai hapi kutinë e Pandorës, ku me këtë rast ka hapur dy zarfe, një të zi dhe një të bardhë, që nënkupton një lajm të mirë dhe një të keq.

Zarfi i bardhë i siguroi atij një udhëtim nëpër botë bashkë me Romeon në disa nga pikat me të bukura turistike, vëllain e tij, pasi të përfundojë Big Brother.

Ndërsa me hapjen e zarfit të zi, ai duhet të dergojë në nominim tre persona nga banorët, ku mund të përfshinte edhevetën. Donaldi ka zgjedhur veten, Meridianin dhe Ilirin për të shkuar në televotim për spektaklin e ardhshëm./asutimes.com

Author: portali