Meridianit nuk i del inati për qamet! Ish-banori nxjerr në shesh “faktet” dhe drejton gishtin nga produksioni i ‘BBV’

Mbrëmjen e djeshme, i eleminuari i rradhës i shtëpisë së “Big Brother VIP” ishte Meridiani. Largimi i tij nga gara erdhi si rrjedhojë e nominimit të bërë nga Donaldi, i cili kishte të drejtë të çonte në televotim tre banorë. Zgjedhja e tij ishte Iliri, Meridiani, dhe vetë ai.

Ky nominim solli polemika dhe debate të shumta midis banorëve gjatë gjithë javës, ku Meridiani shfaqej kryesisht i pakënaqur nga ky vendim i Donaldit. Ndërkohë, këto pakënaqësi duket se kanë vazhduar ende, edhe pas daljes së ish-banorit.

Nëpërmjet disa story-ve në llogarinë e tij në “Instagram”, Meridiani ka akuzuar rëndë produksionin për mostransparencë lidhur me votat e publikut.

Këtë gjë ai e ka komentuar duke ripostuar në “Instastory” disa screenshots të komenteve në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” të cilët kërkonin largimin nga gara të Donaldit.

Nga ana tjetër, ai ka publikuar gjithashtu edhe mesazhe të ndjekësve të tij të cilët i dërguan prova të votave të tyre për të larguar Donaldin në numrin zyrtar të “Big Brother”. “Sonte duhet të tregohen të drejtë dhe të respektojnë votat e publikut!!”– shkruan një ndjekës.

Ndërkohë, Meridiani nuk ka nguruar të rivendosë në vëmendje edhe debatin e tij të ashpër me Balinën. Ai ka ripostuar një story, ku e quan atë “pseudoanaliste” dhe riciton fjalët e ndjekësit: “Kemi hy në gjynah që kemi thënë Donaldi Borës se ky paska qenë Donaldi i Balinës.”

 

 

Author: admin