Jofiel Koço, astrologu i njohur shqiptar ka qenë së fundmi në Expuls nga Ronaldo Sharka në RTV Ora për të bërë parashikimin vjetor të shenjave zodiake.
I pyetur nga moderatori për fituesen e Festivatit në RTSH, Ronela Hajati, që do përfaqësojë dhe Shqipërinë në Eurovision 2022, e cila i përket shenjës së virgjëreshës, Jofiel Koço për Ronela Hajatin tha:
“Do këtë shumë vështirësi. Nuk do ketë favore. Do duhet shumë energji, për të mposhtur pengesat. Nëse Eurovisioni është në periudhën e fundit të muajit maj, është shumë keq, nëse është në Qershor, gjithçka ndryshon”- u shpreh ai.
Kënga e Ronela Hajatit ka hasur në shumë polemika, për shkak të tekstit të saj. Gjithsesi ajo do të marrë pjesë në Eurovision, pavarësisht ëfarë thuhet.
Një nga komentet më të forta për këngën e Ronelës e bëri Çun Lajçi, i cili në rrjetet sociale shkruante: “Mjerimi i fundvitit. S’e besoni, e di, por atë natë, mbas kësaj kange, ika n’shtrat, tue i thanë Galushës: Kjo mjerane fiton! Ajo kundërshtoi dhe m’kqyri shtrembët!
Po i thashë, se kjo qenka ermene, azerbejxhane, jevge e ruse e asnji grimë shqiptare. Kështu ka degjenerua nji pjesë e madhe votuesish e kangëtarësh që tekstet i shkruejnë ne WC ose tue ba… ! Mjerimi m’kaploi kur e lexova ne internet se kjo kishte fitua e do ta prezantoi Shqipninë n’Eurovizion”.