Monika Lubonja ka folur shpesh për të ëmën gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”. Veçanërisht dje, në natën e ndërrimit të viteve, ajo ka ndjerë më shumë mungesën, por edhe merakun për te.
Që mund të ishte duke e kaluar vetëm. Por, sot, aktorja mori një surprizë shumë të veçantë, qe u prit mjaft mire nga vete ajo dhe nga publiku/
Nga Dhoma e Rrëfimit, ajo pa një video, ku Arbana Osmani kishte shkuar në shtëpinë e nënës së saj, për t’i çuar kulaçin dhe gjelin e Vitit të Ri, gatimet tradicionale.
Qe në fakt moderatorja e ka kthyer në “traditë” çdo fundvit. Teksa shihte videon, Monika u përlot, e emocionuar pa fund.
“Je mbretëreshë e zemrës time”, tha ajo referuar të ëmës, nga e cila mori një letër, me fjalët më të ngrohta, dhe kurajon që ajo kishte nevojë.
Nderkohe dhe Iliri u surprizua pafund sonte. vajza e tij Emili i dedikoi nje kenge italiane dhe e vizitoi brenda ne shtepi.