“Ndarjen me Borën unë e vuajta, ajo jo”, Donaldi zbraz zemrën dhe tregon gjëra që nuk i kishte thënë kurrë më parë

Marrëdhënia e Donald Veshajt me moderatoren e njohur të ‘Top Channel’, Bora Zemanin, është një ndër më të komentuarat në mediat rozë, sidomos pasi aktori i humorit u bë pjesë e reality show-t ‘Big Brother VIP’.

Së fundmi Donaldi teksa bisedon me moderatoren Egzona Rafuna ka folur për ndarjen nga moderatorja duke rrëfyer se e ka vuajtur shumë.

Nga ana tjetër Donaldi na ka treguar se nuk ka ndodhur e njëjta gjë me Borën, gjë që le të nënkuptohet se kjo e fundit nuk e ka vuajtur ndarjen nga aktori.

“Ndarjen e kam vuajtur shumë, ndërkohë nga të tjerët nuk ishte e njëjta gjë”-tha Donald Veshaj, duke treguar për herë të parë detaje për ndarjen me Borën.

Nderkohe mbreme teksa Monika Lubonja debatonte me Ilir Shaqirin për një “shaka” mes tyre që nuk i kishte pëlqyer, Beatrix është parë e kapur dorë për dore me Dj Dagzin, ndërsa Donaldi ishte afër tyre.

Ata shihen duke biseduar dhe duken shumë afër me njëri-tjetrin. Beatrix madje e përqafon ndërsa Dj Dagz e puth në kokë dhe e ledhaton. Nga ana tjetër, Donaldi shihet duke ngrënë patatina i pashqetësuar.

 

Author: admin