
Menjëherë pas fillimit të spektaklit Big Brother VIP, ka nisur një program tjetër i quajtur ‘Fan Club’ që njëherësh komenton live gjithçka që ndodh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Në po të njëjtin emision u diskutuan shumë gjëra për banorët qoftë nga jeta e tyre private e po ashtu edhe nga ajo profesionale.
Së fundmi u zbuluan pesë lojtarët më të ndjekur që nga fillimi i Big Brother VIP.




Sipas Elios Shuli, Arjola Demiri ka zënë vendin e pestë me plot 17 mijë ndjekës, në vend të katërt blogerja Sarah Berisha me plot 25 mijë ndjekës, vendin e tretë e ka zënë këngëtarja Semi Jaupaj me 40 mijë e 500 ndjekës, vendin e dytë Fifi me 53 mijë ndjekës dhe vendi i parë për prezantuesin Donald Veshaj me plot 84 mijë e 500 ndjekës.
Veprimet e bujshme të banorëve kanë bërë që të rikthehen në qendër të vëmendjes duke fituar kështu edhe ndjekës të shumtë.




Ata duhet theksuar se do qëndrojnë brenda shtëpisë deri në janar dhe garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Fifi ndërkohë ka lënë shtëpinë e Big Brother rreth një javë më parë për shkak të gjendjes shëndetësore. /Telegrafi/
Foto: Screenshot/YouTube