Një ari hyn në shtëpi, banorja e re e ‘BBV’ tmerrohet kur e sheh fillimisht, pastaj qan nga gëzimi (video)

Prova e javës për banorët është më ndryshe se herët e kaluara. Këtë javë një ‘ari’ ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP, dhe banorët nuk duhet të reagojnë.

Këngëtarja Xheisara ra pre e këtij rrengu, por ajo u mundua ta kalojë më së miri pas tmerrit që pëtjetoi duke u shtirur sikur po gëzohej.

Nderkohe, Donald Veshaj dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj pas disa javësh debate dhe ftohje mes dyshes, Donaldi i tha këngëtares se është më mirë të vazhdojnë vetëm.

Si duket ndarja mes tyre nuk zgjati shumë dhe dyshja në një bisedë të fundit po bëjnë planet për fëmijë, duke na habitur të gjithëve.

Ka qenë aktorja Arjola Demiri, e cila ka ngacmuar dyshen duke u thotë me shaka se paskeni dhe dyshek e të ruhen se mos del ndonjë djalë.

Beatrixi ka shprehur dëshirën për një vajzë, kurse Donaldi ka qenë i hapur si për djalë ashtu edhe vajzë. Arjola: E paskenI bërë zemra një dyshek apostafat, ruajuni se mund të dalë ndonjë djalë sonte

Beatrix: Vajzë kemi dëshirë, llafi që bie! Donald: Ke vajzë dëshirë? Beatrix: Po! Donald: Ok, kam një katalog unë aty si bëhet vajza.

Ke dhe një si bëhet çuni, çuni është më i thjeshtë , me dy fjali. Kurse goca do i çik punë. Egzona: Receta është më e gjatë

Author: admin