
Jeta e Arjolës duket se është si një karvan sakrificash ku në qendër të së cilave rrotullohet vetëm mirëqenia e fëmijëve të saj.
Aktorja i ka teguar sot Einxhel se prej vitesh tashmë nuk e ka gëzuar asnjë ditë pushim, kjo vetëm si pasojë e angazhimeve të saj të shumta profesionale.




‘’Në ‘’Portokalli’’ kam angazhimin vetëm disa ditë të javës, por pjesën tjetër të ditëve më duhet të jem në udhëtim të vazhdueshëm drejt Kosovës. Në Kosovë jam aktore e një seriali dhe një nga moderatoret e një emisioni kushtuar grave dhe vajzave’’,- tha ajo.




Pas kësaj deklarate Einxhel nuk e fshehu habinë për forcën dhe vullnetin e Arjolës për t’i përballuar gjithë këto aktivitete.
‘’Është e vështirë por jo e pamundur. Fëmijëve të mi nuk duhet t’ju mungojë asgjë, në asnjë moment’’,- shtoi ajo.
Top Channel