A e njohët? Në këtë foto është aktorja, Monika Lubonja njëra ndër më të komentuarat brenda shtëpisë, e cila së fundmi po bën rrëmujë, sidomos me grupet pasi nuk po kuptohet se në cilën anë është pozicionuar.
Reality-show, “Big Brother Albania VIP” është shndërruar në një prej programeve më të ndjekura e komentuara në vendin tonë.
Pjesë e këtij reality-show këtë herë janë personazhet e njohura, të cilët kanë hyrë në shtëpinë e famshme që nga fillimi i muajit tetor. Kujtojmë që finalja e madhe për çmimin e 100 mijë eurove është shtyrë për deri më 18 shkurt.
Monika Lubonja ka folur shpesh për të ëmën gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”. Veçanërisht dje, në natën e ndërrimit të viteve, ajo ka ndjerë më shumë mungesën, por edhe merakun për te.
Që mund të ishte duke e kaluar vetëm. Por, sot, aktorja mori një surprizë shumë të veçantë, qe u prit mjaft mire nga vete ajo dhe nga publiku.
Nga Dhoma e Rrëfimit, ajo pa një video, ku Arbana Osmani kishte shkuar në shtëpinë e nënës së saj, për t’i çuar kulaçin dhe gjelin e Vitit të Ri, gatimet tradicionale.