
Një tjetër sprovë për banorët e “Big Brother” është zhvilluar këtë mbrëmje.
Ata do te duhet të mos shfaqin asnjë reagim përballë provokimeve të shumta që “Vëllai i Madh” do të dërgojë tek ta.
Mbrëmjen e sotme, sfida më e madhe ishte për Beatrix e cila u surprizua nga qenushi i saj.




Ajo nuk mund të shprehte asnjë reagim nga “vizitori” i ri, aq më tepër të mund ta përkëdhelte.
Kjo gjë duket se e vuri këngëtaren aq në vështirësi saqë ajo nuk mundi t’i mbante dot lotët.
Gjithësesi Beatrix u përpoq maksimalisht që kjo sfidë të kalohej me sukses nga ajo.
Top Channel