Reperi Noizy ka folur në ‘Why Not’ për një nga banorët e Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj duke thënë se do t’i jepte një performancë private.
Roza Lati: Nëse do jetojë në një shtëpi me Beatrix Ramosaj, çfarë do bëje?
Noizy: Do bëja dhe unë një performancë private për Beatrixën, siç bëri ajo për mua.
Nga ana tjetër, dihet miqësia që Noizy ka me modelen Oriola Marashi, e cila është mikeshë e ngushtë me këngëtaren.
Ndërsa kujtojmë se vite më parë, në spektaklin YFSF, Beatrix Ramosaj është maskuar si reperi Noizy dhe ka bërë një performancë ndryshe nga herët e tjera.