Pas deklaratave të ashpra ndaj Donaldit, Meridiani i kthehet rëndë edhe Romeos: Boll u kapët pas b… të vajzave kur jeni ndarë

Meridian Ramçaj, ish-banor i “Big Brother VIP” nuk i ka ndalur akuzat që pas daljes së tij nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Pas debatit live me Balinën ai ka shpërndarë mesazhe mbështetëse pro tij, e kundra opinionistes dhe produksionit, si edhe i ka kthyer përgjigje virtuale njerëzve që nuk e kanë mbështetur.

Kësaj here Meridiani i drejtohet Romeo Veshajt, vëllait binjak të banorit Donald Veshaj. “Ta sqarojmë njëherë e mirë këtë PR e sufllaqeve. Krenar për një femër aq kohë sa e ke në krahë, boll u kapët pas b… të vajzave kur jeni ndarë. Se të gjithë ju njohin si kunetërit e shokëve Xhemal!

PS: Je lodh shumë vëlla me PR duke thënë që Meridiani iu ndau nga gratë që ju kishin nda më parë! Shko gjuaj për ndonjë tjetër me lekë vëlla se vetë e ke ndrit. Artistët e Shqipërisë këta…”

Meridiani gjithashtu ka thumbuar familjen e Beatrix Ramosaj. Ditën e djeshme pas hyrjes së dronit në shtëpi familjarët e kësaj të fundit kanë bërë deklarata në rrjetet e tyre sociale. Vëllai, Alban Ramosaj dhe nëna Antigona Ramosaj kanë shkruar duke përgëzuar Beatrix mbi pjekurinë dhe sjelljen e saj, e cila është treguar e mirëkuptueshme dhe e duruar ndaj veprimeve apo debateve që janë bërë brenda shtëpisë së BB VIP për Borën, ish-partneren e Donaldit.

Meridiani pas deklaratave të shumta që ka dhënë mbi çiftin ditë e djeshme ka zgjedhur të reagojë në një tjetër mënyrë. /Iconstyle

 

Author: admin