Pas largimit nga ‘Big Brother VIP’, Dj PM ka disa fjalë për të gjithë ndjekësit e tij

Mbrëmjen e djeshme Dj PM u largua nga “Big Brother VIP”. Sot ai ka reaguar për herë të parë pas daljes, me anë të një postimi në Instagram.

Dj PM i ka falenderuar të gjithë për mbështetjen përgjatë kësaj periudhe. “Po e postoj kete foto ne shenje mirenjohje per te gjithe ju qe me keni suportuar dhe vazhdoni ta beni! Ne pamundesi per t’ju kthyer pergjigje te gjitheve, ju falenderoj nga zemra per energjine e mire qe me keni dhene. Respekt”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se përsa i përket Sarës, Dj PM ka thënë se do e presë jashtë.

Author: admin