Sonte të gjithë banorët do të deklarohen nëse duan të vazhdojnë garën në datën e re të finales me 18 shkurt. Meridiani ka deklaruar se ka vendosur të vazhdojë garën në Big Brother për një arsyje shumë të fortë.
Pas Monikës, edhe Meridiani premton se nëse fiton cmimin e madhBig Brother do të gjitha paratë do ti dhurojë për bamirësi.
“70 përqind të shumës do të shkojnë për fëmijët autik, ndërsa përqindja tjetër do të ndahet për fëmijët që nuk kanë festuar kurrë ditëlindjen dhe për emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, ka deklaruar ai.
Finalja e Big Brother tashmë është shtyr për një datë tjetër. Spektaklin e kaluar është bërë e ditur se finalja e Big Brother që ishte planifikuar për 14 janar, do të shtyhet për 18 shkurt.
Sonte në spektakël të gjithë banorët do të deklarohen nëse duan të vazhdojnë garën me datën e re të finales, pasi ka disa prej tyre qe thuhet se nuk jane dakord.
Monika është e para që u deklarua se do të vazhdojë garën për dy arsyje që nëse fiton çmimin e madh gjysma e parave do të shkojnë për fëmijët me sëmundje të rënda dhe gjysma tjetër për fondacionin Dritan Hoxha.